Policia e Ferizajt gjobitë 24 vjeçarin për tejkalim të shpejtësisë, kjo është gjoba që morri

  • E.K /
  • 28 January 2023 - 18:00
Policia e Ferizajt gjobitë 24 vjeçarin për tejkalim të shpejtësisë, kjo është gjoba që morri

Sot në Ferizaj policia ka ndaluar shoferin 24 vjeçar, ku i ka shqiptuar gjobë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.L (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit).

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

(Kosova Sot Online)