Vdes 23-vjeçarja nga Kosova në një aksident trafiku

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 09:07
Vdes 23-vjeçarja nga Kosova në një aksident trafiku

Në një aksident trafiku në Nju Jork,  raportohet se ka humbur jetën një 23-vjeçare nga Kosova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". .

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Beqir Sina, i cili tha se nga burime të shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.

Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.
Viktima e identifikuar si Adriana Sylmetaj, vdiq në vendngjarje nga plagët e marra.

Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

(Kosova Sot Online)