Zhduket një djalë 11-vjeç nga Kosova

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 09:25
Zhduket një djalë 11-vjeç nga Kosova

Djali i tij 11-vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendodhjen e tij, ka njoftuar policinë një prind,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Ai ka thënë se nuk di asgjë rreth vendndodhjes së djalit që nga data 27 janar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 27.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar..

(Kosova Sot Online)