Kush e vrau të dyshuarin për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë?

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 09:29
Kush e vrau të dyshuarin për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë?

Të shtunën në Fushë Kosovë, nënë e bijë janë qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 


Deri tani, shkaqet e plagosjes së dyfishtë mbeten akoma të panjohura. Teksa, i dyshuari sipas policisë ka qëlluar për vdekje edhe vetën.

Pas plagosjes së dy grave, të cilat u dërguan në QKUK për trajtim mjekësor, policia u informua për vendndodhjen e të dyshuarit.

Por, kur zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet,  i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe IPK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Rr. Besa Besë, Fushë Kosovë  28.01.2023 – 11:42. Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

(Kosova Sot Online)