Pesë persona të lënduar nga një aksident në Kamenicë

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 10:07
Pesë persona të lënduar nga një aksident në Kamenicë

Në fshatin Boscë të Kamenicës pas orës 23:00 të së shtunës  ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku për pasojë pesë persona janë lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, që tha se një prej të lënduarve është dërguar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm”, tha policia.

(Kosova Sot Online)