Tadiç: Ja pse nuk do e nënshkruaja propozimin franko-gjerman

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 10:13
Tadiç: Ja pse nuk do e nënshkruaja propozimin franko-gjerman

Nëse do të isha në krye të shtetit, nuk do ta nënshkruaja kurrë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka deklaruar ish-presidenti i Serbisë dhe njëkohësish kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja. Dhe ndryshe nga të tjerët, këtë nuk e them në mënyrë demagogjike, por qëndroj me pjesën time pas, pasi nuk pranova të nënshkruaj atë që më vonë u nënshkrua nga ky pushtet si Marrëveshja e Brukselit”, tha Tadiç.

Më tej, ish-presidenti lëshoi akuza të ashpra ndaj Aleksandër Vuçiç, duke thënë se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike pasi është duke e humbur Kosovën në kohë paqeje.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, shtoi ish-kreu i shtetit.

(Kosova Sot Online)