Pasi u arrestua, kërkesa e shqiptarit: Dua të shoh motrën përpara se të vdesë

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 11:26
Pasi u arrestua, kërkesa e shqiptarit: Dua të shoh motrën përpara se të vdesë

Një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një “shtëpi bari”, gjykata e Kurorës në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.

Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 44-vjeçari nuk kishte dënime të tjera.

Avokatja e shqiptarit tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.

“Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional”, tha avokatja.

(Kosova Sot Online)