SHBA-ja e shpall Wagner-in organizatë kri*minale

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 14:55
SHBA-ja e shpall Wagner-in organizatë kri*minale

Grupin paramilitar rus, Wagner si organizatë kriminale transnacionale, e ka shpallur këtë javë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

 

Ky vendim u mor si pjesë e përpjekjeve për t’i goditur këta mercenarë, përgjegjës për shumë krime mizore në Ukrainë.

Mijëra mercenarë të Wagner besohet të jenë në terren në Ukrainë dhe SHBA-ja ka vendosur t’i sanksionojë anëtarët e këtij grupi me në krye Yevgeniy Prigozhinin.

“Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë individë dhe entitete të lidhura me grupin paraushtarak të Rusisë Wagner dhe kreun e tij, Yevgeniy Prigozhin – duke përfshirë infrastrukturën kryesore dhe kompanitë e saj të frontit, operacionet e saj në fushën e betejës në Ukrainë, prodhuesit e armëve ruse dhe ata që administrojnë zonat e pushtuara të Ukrainës nga Rusia. Ky veprim mbështet qëllimin tonë për ta degraduar kapacitetin e Moskës për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës, për të nxitur përgjegjësinë për ata që janë përgjegjës për luftën e agresionit të Rusisë dhe abuzimet e lidhura me to, dhe për të bërë presion të mëtejshëm mbi sektorin e mbrojtjes së Rusisë”, u tha në një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë deklaratë e ndau në web-faqen zyrtare edhe Ambasada e SHBA-së në Brograd. Në disa intervista për mediat e huaja, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha kanë prova se gjatë barrikadave në veri, kishte edhe persona të maskuar të grupit Wagner, të cilët synonin eskalimin e situatës, ashtu siç dëshironte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

“Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në vendosmërinë tonë kundër agresionit të Rusisë dhe sjelljeve të tjera destabilizuese në mbarë botën”, thuhet në deklaratë. Blinken shton se ky vendim “do ta pengojnë më tej aftësinë e Kremlinit për ta armatosur makinerinë e tij të luftës që është e përfshirë në një luftë agresioni kundër Ukrainës dhe që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim të pandërgjegjshëm”.

(Kosova Sot Online)