Aksident mes autobusit dhe kamionit, raportohet për të vdekur

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 17:00
Aksident mes autobusit dhe kamionit, raportohet për të vdekur

Gjashtë persona vdiqën dhe tre të tjerë u lënduan në një aksident që ndodhi mes një  autobusi dhe një kamion mallrash në New York, transmeton Kosova Sot Online.

Aksidenti  ka lënë një person në gjendje kritike për jetën dhe ka plagosur rëndë dy persona që ndodheshin në autobus, tha policia e shtetit. Sipas njoftimit, viktimat janë transportuar në disa spitale.

Ende nuk dihet se sa njerëz ishin në automjetet e përfshira në aksident apo ku po shkonin kur ndodhi ngjarja tragjike.

(Kosova Sot Online)