Aksident: Vetura del nga rruga, shoferi humb jetën

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 18:00
Aksident: Vetura del nga rruga, shoferi humb jetën

Këtë të dielë në Gjirokastër,  ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, ku një 62 vjeçar që drejtonte automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.


Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)