Kështu pritet të jetë moti në Kosovë

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 08:14
Kështu pritet të jetë moti në Kosovë

Sot në Kosovë pritet që moti të jetë i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)