
Plagosen dy vëllezër 22 vjeç dhe 19 vjeç, në kërkim autori

Dy vëllezër janë plagosur dje me thikë nga disa persona në Burrel, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vëllezërit 22 vjeç dhe 19 vjeç kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit.
Më pas janë dërguar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, ku kanë mbërritur dhe i janë nënshtruar operacionit.
Kurse, kanë filluar kërkimet për autorin që i plagosi.
"Kryqëzimi i Koliqit", në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)