Dhunimi i i 11-vjeçares në Prishtinë, avokati: Klienti im është sulmuar në burg, gjendja emocionale është e rënduar

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 09:13
Dhunimi i i 11-vjeçares në Prishtinë, avokati: Klienti im është sulmuar në burg, gjendja emocionale është e rënduar

11-vjeçarja e cila është dhunuar dhe përdhunur në një park në Prishtinë pak muaj më parë, ku për këtë rast janë 5 persona të dyshuar të cilët gjenden ne burg, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avokati i njërit prej të akuzuarve, Fitim Limani, tha se klienti i tij është sulmuar në burg nga të dënuar të tjerë.

Ai tha se gjendja e tij është emocionale është e rëndë.

“Pozita e tij është e rënduar se dyshohet për 2 vepra penale që në kodin tonë penal konsiderohen si veprat më të rënda penale, dënimi është minimumi 10 vjet. Komunikimi është i vazhdueshëm, gjendja emocionale është e rënduar, pasi i mbrojturi im ka qenë i sulmuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për shkak të rastit shumë të rëndë ku ai është përfshirë”, tha avokati.

(Kosova Sot Online)