Këshilltari i Kurtit e publikon një dokument – BE kishte sanksionuar Vuçiqin për shkak të mbështetjes së gjenocidit

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 10:12
Këshilltari i Kurtit e publikon një dokument – BE kishte sanksionuar Vuçiqin për shkak të mbështetjes së gjenocidit

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument përmes së cilit thotë se në vitin 1999 BE-ja e kishte sanksionuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se Miroslav Lajçak këtë vit pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës

Mediumi boshnjak, Istraga, ka publikuar dokumentin ku Vuçiqit, si pjesë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i ishte ndaluar hyrja në BE.

(Kosova Sot Online)