Demostat: Serbia në BE deri 2030 nëse pranon planin evropian për Kosovën

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 10:44
Demostat: Serbia në BE deri 2030 nëse pranon planin evropian për Kosovën

Është e qartë perspektiva evropiane e anëtarësimit të Serbisë në BE, investime në energjetikë dhe lirimi nga varshmëria prej Rusisë në atë fushë, ardhja e kompanive evropiane edhe amerikane janë disa nga ato që Serbia mund të pres nëse pranon propozimin perëndimor për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Qendra hulumtuese “Demostat”, transmeton “Beta”.

Duke i thirr në burime diplomatike Demostat shton se janë të sakëta edhe pasojat eventuale ndaj Serbisë, nëse nuk pranon planin, që kanë të bëjnë me ndërprerjen e integrimeve, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, kthimin e regjimit të vizave dhe vënien në pikëpyetje të marrëveshjeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e BE, ShBA-ve, Francës, Gjermanisë dhe Italisë sipas Demostat, Vuçiqit më takim i thanë se Serbia nëse pranon planin evropian, mund të hyj në BE deri në 2030.

Nëse Beogradi refuzon planin perëndimor për Kosovën dhe tregohet jo konstruktive në dialogun me Prishtinën, ndalohen dhe tërhiqen investimet evropiane edhe amerikane.

“Në të vërtetë ka kompani që kanë shty investimet në Serbi, së pasi për shkak mosharmonizimit të politikës së jashtme dhe sigurisë me BE, që tërheq pas vetes rrezikun e afarizmit të tyre në Serbi. Refuzimi i planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës për bashkësinë afariste që ka apo planifikon biznes në Serbi do ishte flamur i kuq shtesë” shkruan Demostat.

Propozimi franko-gjerman që javën që shkoi u paraqit në medie, nuk është autentik dhe përfundimtar por do jetë në tavolinën e bisedimeve sipas kësaj qendre.

Në marrëveshjen e propozuar është edhe pika ku thuhet se asnjëra palë nuk do pengoj tjetrën në rrugën e saj evropiane dhe aty nuk përmendet pranimi i Kosovës as anëtarësimi i saj në OKB, thonë në Demostat

(Kosova Sot Online)