Digjet dhe shkrumbohet shtëpia në Tiranë, shpëton vetëm libri i Kuranit

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 11:05
Digjet dhe shkrumbohet shtëpia në Tiranë, shpëton vetëm libri i Kuranit

Një shtëpi është kapluar dhe shkrumbuar nga zjarri në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zjarrfikësi, Alban Barlika, ka treguar se e gjitha shtqpia është shkrumbuar.

Barlika tregoi se të gjithë librat në biblitekë ishin djegur, por përveç librit të Kuranit i cili nuk ishte përfshirë nga flakët.

“Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe biblioteka me të gjithë librat e tjerë, përveç Kuranit. Unë jam edhe besimtar vetë, edhe i disa gjëra, por diçka është e sigurt se Zoti thotë që ‘Atë që e kam zbritur unë, e mbroj unë dhe çdo gjë që them bëhet’. Kështu që nuk është e madhe për t’u habitur, por ne habitemi me këta që mundohen ta djegin.

Është thjesht një letër si gjithë të tjerat, por thjesht është fjala e Zotit, nuk është se ka ndonjë ndryshim që është materiali kundra zjarrit, ose është metal, ose është diçka e tillë. Nuk ka fare lidhje kjo pjesë, është si gjithë librat e tjerë.

Ai ndodhej mes librash, të gjithë ishin djegur, ndërsa ky jo. Ishte ngjyra e kuqe që dukej i padjegur. Ka ndodhur në disa raste këtu në Tiranë, por që nuk janë bërë virale. Madje, kemi edhe një rast tjetër që nuk kam qene vetë prezent, por që është e sigurt që aty gjithë libraria dhe komplet shtëpia është djegur, vetëm Kurani jo.

Të bjeri në sy diçka si kjo është diçka shumë pozitive. Unë kam edhe një shok të një feje tjetër, një koleg dhe realisht ai ka para të njëjtën gjë diku tjetër dhe ma ka nisur me foto për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Barlika.

(Kosova Sot Online)