U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, vdes i mituri

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 12:23
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, vdes i mituri

Në Spitalin Klinik të Tetovës dje ka ndërruar jetë një i mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri në orët e hershme të mëngjesit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes

“Dje (29-janar) në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 03:30 në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një i mitur nga Tetova në gjendje shumë të rëndë dhe pa shenja dhune. Ku pas ndihmës së ofruar mjekësore, rreth orës 07.00 i mituri ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes së shpejti kanë dalë prokurori publik, ekipi nga SPB Tetovë dhe mjeku ligjorë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

(Kosova Sot Online)