Dugolli: E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 12:44
Dugolli: E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka thënë arsyjen se pse po bëhet trysni për ‘Zajednicën’, raporton “Kosova Sot Online”.

Dugolli ka potencuar se e gjithë kjo situatë është krijuar pasi që serbët nuk duan të jenë pakicë.

Po ashtu, Dugolli ka shkruar se shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Postimi i plotë:

E gjithë trysnia për ‘Zajednicën’ po bëhet sepse serbët nuk duan askund të jenë pakicë. Kjo buron nga projekti “Bota Serbe” që është emër i ri në shekullin XXI për projektin “Serbia e Madhe” nga shekulli XX. Rrjedhimisht, shqiptarët do të bëhen pakicë përbrenda ‘Zajednicës’, pakicë në shtetin e tyre të Kosovës! Bosnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe malazezët në Mal të Zi tashmë janë bërë pakicë në shtetet e tyre!.

(Kosova Sot Online)