Ja pse shteti vendos 40 euro gjobë për shoferët

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 14:18
Ja pse shteti vendos 40 euro gjobë për shoferët

Të gjithë mendojmë se lënia paksa e hapur e dritareve është një zakon i pavetëdijshëm. 


Nuk janë të paktë drejtuesit e mjeteve që sidomos gjatë muajve të verës i lënë hapur xhamat e makinave. Megjithatë, kjo praktikë specifike mund të çojë në vendosjen e një gjobe.

Greqia ka vendosur së fundmi në Kodin e Qarkullimit Rrugor një gjobë 40 euro. Arsyetimi i ligjvënësve është se kur shoferi lë xhamat e makinës hapur lehtëson hajdutët që t’ja vjedhin mjetin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më konkretisht, duke i lënë dritaret hapur mund të mos e parandaloni në mënyrë efektive përdorimin e automjetit nga të tjerët pa lejen tonë, thuhet në ligj.

(Kosova Sot Online)