I moshuari befason nga gjykata me rrëfimin tronditës për vdekjen e gruas dhe të vëllaut

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 14:28
I moshuari befason nga gjykata me rrëfimin tronditës për vdekjen e gruas dhe të vëllaut

I moshuari që dyshohet se vrau gruan dhe vëllanë e tij, sot në gjykatë ka dhënë dëshmi kontradiktore, përcjell “Kosova Sot Online”.

80-vjeçari, Xhevit Sinani, ka mohuar të ketë vrarë njeri.

Ai tha se kur kishte qenë në banesën e të vëllait e kishte parë përtokë të vdekur dhe më pas kur kishte shkuar në banesën e tij kishte parë të pajetë bashkëshorten e tij.

“Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, me pas kishte dalw në oborr dhe ishte rrezuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika të gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë.”, tha ai.

Sipas avokatit, 80 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Të moshuarin është caktuar masa e arrestit me burg.

(Kosova Sot Online)