Vitia tregon planet për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 14:55
Vitia tregon planet për përmirësimin e shëndetësisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me reformat, planet të cilat planifikohen të bëhen në shëndetësi.

Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale.

(Kosova Sot Online)