Shpërthen bombola e gazit në një banesë, një person pëson djegie të trupit

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 15:14
Shpërthen bombola e gazit në një banesë,  një person pëson djegie të trupit

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Korçë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur , i cili u dërgua në spital por që është jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë duke vazhduar për rastin.

“Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)