Ja kush e zbuloj zyrtarin e lartë të korr'uptuar

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 16:13
Ja kush e zbuloj zyrtarin e lartë të korr'uptuar

Ish-dashnorja e zemëruar e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, pretendon se ajo i informoi federalët për disa nga shkeljet e tij përpara arrestimit javën e kaluar.

Charles McGonigal, i cili ishte pjesë e hetimit për lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë, është akuzuar mes të tjerash për pastrim parash, mashtrim ndaj FBI-së dhe marrjen e parave për të ndihmuar një oligark rus të sanksionuar.

Në një intervistë për ‘Insider’, Allison Guerriero thotë se ajo ishte e lidhur me McGonigal për një vit, pa e ditur se ai ishte i martuar.

Ai shpenzonte për të shumë më tepër nga sa do ia lejonte një rrogë e zakonshme e FBI-së, kujton ajo, dhe njëherë i gjeti një qese me para.

Por pasi u shua ‘flaka’ mes tyre, ai i tregoi se ishte i martuar dhe se nuk kishte në plan ta linte gruan e tij. Ajo tha se ishte aq e zemëruar, saqë pasi piu një ditë, i dërgoi një email bosit të tij, për të zbuluar aferën, por edhe marrëdhëniet e ngushta që ajo kishte vënë re se McGonigal kishte në Shqipëri.

Është e paqartë se çfarë ka dalë nga emaili, por agjentët federalë u shfaqën në pragun e saj tre vjet më vonë për ta pyetur për McGonigal dhe disa nga pretendimet e saj në lidhje me Shqipërinë u shfaqën edhe në padinë e javës së kaluar.

(Kosova Sot Online)