Kush janë të ftuarit nga Qeveria në takimin e ambasadës amerikane?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 17:06
Kush janë të ftuarit nga Qeveria në takimin e ambasadës amerikane?

Për të diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, nesër do të pres përfaqësues të partive politike, shoqëri civile e të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të tri partitë opozitare PDK, LDK e AAK tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Burime nga Qeveria kanë thënë se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga LVV, do të jetë pjesë e këtij takimi, ku një burim nga Qeveria ka treguar se kush është i ftuar nga ekzekutivi dhe partia në pushtet në takimin e nesërmen.

“Të ftuar janë zëvendës kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ministrat Arben Vitia dhe Arbërie Nagavci”, ka thënë ky burim nga Qeveria e Kosovës.

(Kosova Sot Online)