Shala: Ja pse po futemi në një situatë serioze

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 18:00
Shala: Ja pse po futemi në një situatë serioze

Po futemi në një “situatë serioze” në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, ka theksuar deputeti i PDK-së, Ferat Shala,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shala tha se LVV-ja i ka fituar zgjedhjet “me platformë kundër Zajednicës”.

“Është një situatë serioze në të cilën po futemi”, tha ai, duke kërkuar që “Qeveria të jetë transparente”.

Ai tha se në takimin e nesërm rreth Asociacionit, të thirrur nga SHBA-ja, do të marrin pjesë edhe ërfaqësuesit e PDK-së.

(Kosova Sot Online)