Cili është qëndrimi i Kurtit për Asociacionin?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 19:45
Cili është qëndrimi i Kurtit për Asociacionin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të njëjtin qëndrim në lidhje me Asociacionin, pra është kundër formimit të bashkësisë së komunave në veri me shumicë serbe, ka theksuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rustemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Rustemi u shpreh se Kurti nuk ka mbajtur një pozicion individual, por ka shprehur argumente politike dhe juridike.

Sipas tij, Asociacioni do t’i dobësonte komunat me shumicë serbe.

“Zoti Kurti e ka qëndrimin e njëjtë, sikurse ka argumente dhe shpjegime të njëjta, si kur ishte në opozitë, edhe sot si kryeministër. Nuk është një pozicion individual, por janë argumentet politike dhe juridike që e vërtetojnë që rendi kushtetues dhe kushtetuta e Kosovës, nuk e përmban, nuk e duron një Asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe me përbërje një etnike.

Kosova është shoqëri multietnike. Është e dukshme që një Asociacionin i mundshëm do t’i dobësonte edhe vetë komunat e Kosovës me shumicë serbe”, theksoi deputeti Rustemi ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)