Basha: A e keni dëgjuar opozitën duke e quajtur Vuçiqin anti-amerikan?

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 21:02
Basha: A e keni dëgjuar opozitën duke e quajtur Vuçiqin anti-amerikan?

Për opozitën në Kosovë dhe në Serbi,  ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën! Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme.Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë”, ka shkruar Basha.

E ai thotë se opozita në Serbi ”nuk e quan Vuçiqin anti-amerikan“.


”A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan? A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit? A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?”, ka shtruar pyetje deputeti i pushtetit. 


(Kosova Sot Online)