Bilçik: Serbia nuk mund të bëjë progres pa i normalizuar raportet me Kosovën

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 22:20
Bilçik: Serbia nuk mund të bëjë progres pa i normalizuar raportet me Kosovën

Serbia nuk mund të bëjë progres në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovës, ka theksuar raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Progresi në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do ta përmirësonte dukshëm pozicionin e Serbisë si në Parlamentin Evropian ashtu edhe në institucionet tjera evropian”, ka thënë eurodeputetit, të cilin e kanë cituar mediat serbe.

Sipas Bilçik, për Serbinë nuk ka qenë e lehtë kur ka vendosur për anëtarësim në BE, por ka thënë se duhet të marrë edhe të tjera vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se pikë e parë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës, sepse pa e bërë këtë gjë, siç ka deklaruar ai, “progresi drejt Bashkimit Evropian do të jetë i ngadalshëm, apo s’do të funksionojë fare”. 

(Kosova Sot Online)