Ja sa persona frekuentuan hotelet në Kosovë

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 22:41
Ja sa persona frekuentuan hotelet në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin dhjetor 2022, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas tyre, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 42,042.

Në këtë mes, 37.59% e vizitorëve ishin vendorë dhe 62.41% ishin të huaj.

Sipas ASK-së, në dhjetor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 81 202, prej tyre 45.44% nga vendorët dhe 54.56% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka rajoni i Prishtinës me 16,235 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 29,959 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.

Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania etj.


(Kosova Sot Online)