Amerikani që dëshiron pasaportën shqiptare: Kam dashuri për shqiponjën

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 08:35
Amerikani që dëshiron pasaportën shqiptare: Kam dashuri për shqiponjën

Clayvion Winn është një amerikan që ka një dashuri të madhe për Shqipërinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Winn tregoi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi.

Win u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.

Ai ka thënë se miqtë i kanë thënë atij se ai duhet të jetë ambasador i Shqipërisë.

“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)