Trajkoviq për Vuçiqin: Nuk është sharmant, as i zgjuar, as i bukur, as i mençur dhe jo stabil

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 13:23
Trajkoviq për Vuçiqin: Nuk është sharmant, as i zgjuar, as i bukur, as i mençur dhe jo stabil

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Rada Trajkoviq, i ka vënë disa epitete dhe ka japur mendimin e saj ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Trajkoviq i ka renditur disa cilësi që thotë se i mungojnë presidentit serb.

Ajo mendon se Serbia ka më të mirë se Aleksander Vuçiq.

“As nuk është sharmant. As nuk është më i zgjuari. As nuk është më i bukuri. As nuk është më i mençuri. As nuk është më i moderuari. As nuk është më stabili. Dhe doni të besojmë që është i pazëvendësueshëm? Mendoj që Serbia ka më të mirë”, u shpreh ajo në postimin më të ri.

(Kosova Sot Online)