Hovenier: Si mund të funksionojë një Asociacion në praktikë?

  • A P /
  • 31 January 2023 - 15:42
Hovenier: Si mund të funksionojë një Asociacion në praktikë?

Pas diskutimit të organizuar nga Ambasada e SHBA në Kosovë rreth krijimit të Asociacionit, që u zhvillua sot, ka folur ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nikoqiri i këtij diskutimi tha se ky takim u organizua për të dëgjuar mendimet e ndryshme në lidhje me këtë temë – themelimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe.

“Ne dëgjuam mendimet e para të këtij grupi pjesëmarrës. Këto perspektiva janë të rëndësishme për të avancuar procesin e bisedimeve për në rrugën e Kosovës evropiane dhe euroatlanike”, u tha Hovenier gazetarëve pas diskutimit të organizuar në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Ai tregon se pjesëmarrësit në këtë takim përfshijnë zyrtarë qeveritarë, anëtarë të shoqërisë civile, liderë politikë, dhe diplomatë të huaj.

“Ne duam që ta kuptojmë perspektivën e pjesëmarrësve në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Si mund të jetë por edhe çfarë kapacitete mund ose nuk duhet të ketë”, tha Hovenier.

“Diskutimi ynë është i përqendruar në tri gjëra. E para si mund të funksionojë një Asociacion në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim dhe pjesëmarrësit në këtë takim ngriten një sërë temash”, tha ai.

(Kosova Sot Online)