
Lexoni edhe:
Joao Cancelo edhe zyrtarisht prezantohet te Bayerni
Skandali Rama-Mcgonigal përplasi deputetin demokrat Ervin Salianji me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë.
Teksa kërkoi që instutucionet e sigurisë të raportojnë për ngjarjen ku është implikuar Rama, Salianji pyeti Peleshin nësë vizita e tij në SHBA ka qënë për të dëshmuar lidhur me këtë skandal. Pyetjet shkaktuan debate të forta në mbledhje, ku mdërhyri edhe kryetari i Komisonit Nasip Naco
Skandali Rama-MCgonigal nxiti debate të forta në Komisionin e Sigurisë, ku ishte thirrur në interpelancë Minisitri i Mbrojtjes Niko Peleshi. E ndërsa seanca ishte për ligjin e karrierës ushtarake dhe për sportin, deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi që të diskutohej për ngjarjen në të cilën sipas tij është komplikuar drejtëpërdrejtë kryeminstri Rama. Sipas ti, institucionet e sigurisë duhet të thirret për të raportuar lidhur me skadalin.
Joao Cancelo edhe zyrtarisht prezantohet te BayerniLexoni edhe:
Salianji i drejtoi edhe disa pyetje ministrit Peleshi lidhur me viztinn e trij ën SHBA, nëse është thirrur për këtë skandal, apo i kanë kërkuar kërkuar për ruajtjen e stabilitetit në vend. Këto pyetje duket se nervozuan përfaqësuesit e maxhorancës, duke shkaktuar debate e përplasje në seancë.
Ndërkohë Një tjetër ngjarje për të cilën Salianji kërkoi të diskutohej në Komisionin e Sigurisë ishte edhe aksioni i policisë për kamerat e sigurisë.© SYRI.net
(Kosova Sot Online )