Serwer i bën thirrje Kurtit që të dalë me një opsion për Asociacionin

  • A.P /
  • 31 January 2023 - 21:50
Serwer i bën thirrje Kurtit që të dalë me një opsion për Asociacionin

Thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dalë me një opsion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i ka bërë analisti amerikan Daniel Serwer,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Serwer, në një vështrim të publikuar në “Peacefare.net”, ka thënë se është i vetëdijshëm se asnjë opsion i Kurtit s’do të pëlqehej nga Serbia, por së paku “topi do të hidhej në anën e Serbisë, ku edhe e ka vendin”.

“Cholleti dhe Escobari po e ftojnë Qeverinë e Kosovës të paraqesë propozimin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë, duhet ta krijojë një strukturë ndërkombëtare që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesat tjera të Kosovës, duke e bërë kështu rolin e Serbisë në komunitetet me shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme me atë të komunitetit me shumicë shqiptare brenda Serbisë. Asgjë e projektuar nga Prishtina s’ka gjasa t’i pëlqejë Beogradit, por së paku do të kënaqte amerikanët që do ta kuptonin se Kurti është i gatshëm të ecë përpara me Asociacionin. Kjo e vë topin në fushën e Serbisë, ku edhe duhet të jetë”, ka shkruar Serwer.

(Kosova Sot Online)