Krasniqi takon Escobarin:Marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 14:19
Krasniqi takon Escobarin:Marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në SHBA, është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi dhe Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Krasniqi tha se në takim i ka treguar qëndrimin e partisë së tij në lidhje me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të cilën tha se duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka shkruar Krasniqi.

“Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”.

(Kosova Sot Online)