A po i njihni këta dy persona?

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 16:27
A po i njihni këta dy persona?

Lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren, Policia në Prizren është duke zhvilluar hetime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në atë datë policia  është raportuar një rast “Vjedhje e rëndë”  që ka ndodhur në një  shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën.

“Në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) si dhe një arme zjarri-Pistoletë  model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër të viktimës”, njofton policia.

Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.


“Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarve”, njofton policia.

Andaj  Policia e Kosovës  u kërkon qytetarëve që nëse kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


(Kosova Sot Online)