Peach shkon te Lajçaku në Bruksel, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 17:40
Peach shkon te Lajçaku në Bruksel, kjo është arsyeja

Dje në Parlamentin Britanik çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që po i kërkohet Kosovës që ta themelojë, e ka ngritur deputetja britanike, Alicia Kearns, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike të cilët s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.

Ministri për Evropën, Leon Docherty dje në Parlamentin britanik ka thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe ka deklaruar se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Pas një qëndrimi të tillë të Britanisë së Madhe, sot në Bruksel emisari sllovak, Miroslav Lajcak ka pritur emisarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach.

Takimin e ka bërë publik vetë Lajcak duke thënë se me Peach kanë pasur një diskutim të thellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon Peach.


 Lajcak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach  dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.

(Kosova Sot Online)