Erdogan: As mos e merrni mundimin të aplikoni për në NATO

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 19:20
Erdogan: As mos e merrni mundimin të aplikoni për në NATO

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, e ka përsëritur edhe një herë se nuk do ta mbështesë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO. Lideri turk është shprehur që Suedia ‘as të mos e marrë mundimin.’

 

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e shkuar për t’u anëtarësuar në aleancën transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Dy vendet më pas tentuan që të fitonin mbështetjen e Turqisë, pasi kjo e fundit doli thuajse menjëherë kundër. Megjithatë, Ankaraja i pezulloi bisedimet muajin e shkuar pasi një politikan danez i së djathtës ekstreme dogji një kopje të Kuranit në Stokholm.

 ‘Suedia në këtë pikë as nuk duhet ta marrë mundimin. Nuk do t’i themi po aplikimit të saj për NATO-n për sa kohë ata lejuan djegien e Kuranit,’ tha presidenti Erdogan.


(Kosova Sot Online)