Kështu i përgjigjet Kurti deklaratës së Vuçiqit

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 19:30
Kështu i përgjigjet Kurti deklaratës së Vuçiqit

Një deklarate të mëhershme të Aleksandar Vuçiq, i cili e kishte quajtur “llum terrorist”,  i është përgjigjur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kosova dhe Serbia po përballen me presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje në fillim të pranverës.

Gazeta franceze thotë se, në pamje të parë, Kurti dhe Vuçiq duket se janë liderët më të pamundur për të arritur një marrëveshje, me presidentin serb duke iu referuar publikisht homologut të tij kosovar si “llum terrorist”.

“Mund të flas për qëndrimet e presidentit të Serbisë, por jo për nivelin e tij arsimor”, tha Kurti për AFP duke iu kundërpërgjigjur presidentit serb.


Kurti po ashtu në këtë intervistë ka thënë se nuk do të lejojë “të shantazhohet” dhe se presioni duhet të bëhet mbi Serbinë e jo mbi shtetit më pro-amerikan në Ballkan, Kosovën. Ai ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të rezistojë ndaj presionit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

“Demokracia dhe republika duhet të mbrohen”, i tha ai AFP-së. “Kjo nuk është e lehtë, por nuk ka alternativë”.

(Kosova Sot Online)