Berisha: Rama dhe Veliaj angazhuan McGonigal për shpalljen time 'non grata'

  • A.P /
  • 01 February 2023 - 22:12
Berisha: Rama dhe Veliaj angazhuan McGonigal për shpalljen time 'non grata'

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzon edhe kryebashkiakun Erion Veliaj se ka zhvilluar takime me McConigal për të lobuar për shpalljen non grata të disa personave. 

Berisha tha se McConigal ishte angazhuar edhe për shpalljen e tij non grata.

"Padiskutim 100%. I ka thënë vetë Veliaj. Më kanë ardhur njerëz mua. Edi Rama në janar të 2019 mu drejtua në parlament se ti Sali nuk kalon Atlantikun. Nuk dija gjë, kisha marrë ftesa herë pas here dhe nuk shkoja. Nuk kam dëshirë udhëtimi. I thashë se nuk përfaqësoj gjë, jam një ish, ish. Jo tha se kalon, ke marrë mesazh. Nuk kam marrë asnjë mesazh. U thotë të tjerëve se ky është shpall "non grata" për konspiracion kundër politikës së SHBA. Fillova të shoh ligjin amerrikan për deklaratat e mia, e pashë se nuk kisha asgjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

 Pastaj e gjeta. Pasi ju kundërvura me forcën më të madhe projektit të ndryshimit të kufijve. Isha zëri i parë që e kundërshtova. U detyrova ta kundërshtoj çdo ditë se mu kundërvunë çdo ditë. Njëri pas tjetrit në zyrën time erdhën të gjithë udhëheqësit politik në Kosovë. Bënë konferencë shtypi. Makineria e Sorosit meqenëse kishin mashtruar se projekti i ndryshimit të kufijve është i dakordësuar plotësisht, ai nuk ishte i dakordësuar por projekt i 2-3 vetëve.

Erdhën te unë dhe bënë deklarata te zyra ime, asnjë nuk thirra. Meqenëse ata bënë deklarata kundër dhe në Prishtinë dhe te zyra ime këta nxorën tezën se ky komplotoi me udhëheqësit e Kosovës dhe sabotoi politikën e jashtme amerikane. Sado pati mbështetës nuk patën guxim dhe kurajo ta çonin te Pompeo. Unë jam plot me të dhëna për këtë. Këtu ishin të angazhuar me të gjithë potencialin e tyre "McConigal" etj. Atij që ka vu firmën i kam thënë publikisht se ke vendosur mbi bazën e lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros dhe unë kam vetëm një zgjidhje, gjykatën", u shpreh Berisha.

(Kosova Sot Online)