Katër stinë në një ditë, sot në Kosovë do të ketë diell, shi, bubullima dhe borë

  • E.k /
  • 02 February 2023 - 08:07
Katër stinë në një ditë, sot në Kosovë do të ketë diell, shi, bubullima dhe borë

“Prishtina Weather” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të ketë katër stinë të vitit, shkruan “Kosova Sot Online”.

Sot moti do të jetë me shi, diell, bubullimë e borë.

Kurse, duke filluar nga dita e diele do të jetë më ftohtë.

Njoftimi i plotë:

Ditën e enjte të gjitha stinët brenda një dite, diell, shi e bubullimë, vonë në mbrëmje edhe borë. Nga dita e diel ditë të akullta.

1.02.2023 - Mot i ndryshueshëm po parashihet për ditën e enjte, paradite do të kemi intervale më të gjata me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, që shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima, e vonë në mbrëmje reshje bore. Ditën e premte nuk parashihen kushte për të reshura.

Ditën e shtunë, sërish priten të reshura shiu, madje vende-vende edhe shi i akullt, e kohëpaskohe edhe reshje bore, sidomos orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturave. Nga dita e diel mot i acartë me ditë të akullta, ku temperatura maksimale mund të mos kaloj mbi 0C.

Indeksi do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, sidomos ditën e shtunë, derisa orëve të mbrëmjes shkaku i kushteve më të qeta, ndotësit koncentrohen pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta.

2.02 - Paradite kryesisht me diell. Pasdite vransirat shtohen e priten rrebeshe shiu edhe me ndonjë bubullimë. Në mbrëmje reshje bore.

3.02 - Intervale më të gjata me diell paradite, pasdite vransira kalimtare.

4.02 - Vransira të ndryshueshme, kohëpaskohe me shi, shi të akullt dhe reshje bore.

5.02 - Acar, kryesisht me vransira, e mundësi për reshje të dobëta bore.

6.02 - Kryesisht me diell dhe acar.

Temperaturat maksimale arrinë deri në 8C e 10C ditën e enjte, e zbresin deri ditën e diel në 0C, ndërsa ato minimale nga 0C e -2C, nga fillimi i javës së ardhshme zbresin edhe deri në -8C e -10C.

Pritet të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga perëndimi e veriperëndimi 5-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike në rritje lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)