Rritet numri i infermierëve që braktisën Kosovën

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 08:31
Rritet numri i infermierëve që braktisën Kosovën

Gjatë vitit të kaluar 633 infermierë kanë braktisur Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naim Rrustemi, ka treguar pse po ndodhë kjo ikje e infermierëve.

Rrustemi ka thënë është shqetësuese ikja e infermierëve.

Rrustemi shtoi se vetëm Gjermania kërkon diku 70 mijë infermierë.

“Ikja e infermierëve po flas në krahasim me vitin 2021 është diku 6 fish ose 7 më e madhe. Deri në fund të 2022 kanë qenë 633 infermierë që tek ne i identifikojmë. Në momentin që vjen dhe kërkon një vërtetim nëse ka shkelje të kodit etik dhe e merr një licencë e cila duhet të jetë e pa plastifikuar, ne vetëm në bazë të tyre e dimë saktë se këta po na shkojnë jashtë dhe për këtë arsye ky numër mund të jetë shumëfish më i madh. Për ne si odë është shqetësuese ikja e infermierëve sepse vetëm Gjermania kërkon diku 70 mijë infermierë dhe çka nëse vetëm Gjermania e bën një marrëveshje me institucione dhe i merr këta infermierë. Ku do të mbeten institucionet tona, qoftë ato shtetërore apo private dhe kjo ka qenë një brengë mjaftë e madhe sa i përket ne dhe apeli ka qenë gjithmonë tek ata të cilët bëjnë politika qoftë Ministria e Shëndetësisë qoftë edhe vetë Qeveria pasi që me të vërtetë është shqetësuese ikja e këtyre personalëve shëndetësore. Aq më keq kemi infermierë të cilët 20 vite punojnë në profile të caktuara, siç është për shembull teknik të anestezionit që punojnë në kujdesin intensiv. Pastaj baqelor këtë rast të cilët punojnë në kujdesin intensivë, por njëkohësisht edhe si kujdestarë në kujdesin emergjentë që e lëshojnë atë vend të punës. Nuk është lehtë që ai vend i punës që edhe nesër nëse hapet konkursi të zëvendësohet sepse ai e ka një profil të posaçëm duhet të përgatitet të paktën prej një viti deri në tri vite që t’i nënshtrohet profilit profesional në mënyrë që ai ta kryejë punën si duhet në bazë të kompetencave që i ka”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)