Blinken shkruan për telefonatën me Vuçiqin: E falënderova për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 09:07
Blinken shkruan për telefonatën me Vuçiqin: E falënderova për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken tregoi se e ka falënderuar për angazhimin konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së, për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Blinken shtoi se e ka falënderuar Vuçiqin edhe për hapjen ndaj propozimit të BE-së.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, tha Blinken.

(Kosova Sot Online)