Hill: Themelimi i Asociacionit është nevojë urgjente

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 10:01
Hill: Themelimi i Asociacionit është nevojë  urgjente

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton “Kosova Sot Online”.

Hill ka shtuar se themelimi i Asociacionit duhet të bëhet urgjentisht.

Ai për N1 tha se themelimi i Asociacionit është “nevojë urgjente”.

“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni,” tha Hill.

(Kosova Sot Online)