Vuçiq tregon kushtin për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 12:34
Vuçiq tregon kushtin për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Presidenti i Serbibisë, Aleksandar Vuçiq, foli për problemet me të cilat sipas tij, po përballet populli serb në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se serbët e Kosovës kthehen nëpër institucione vetëm pas formimit të Asociacionit.

“Unë fola me muaj me njerëzit në Bruksel, me negociatorët: ‘Njerëz, ju nuk e kuptoni, njerëzit tanë nuk mund të durojnë më’. Ata thanë jo, jo, mundet, duhet. Pastaj populli mori një vendim. të largohemi nga institucionet, duke kërkuar në thelb vetëm një gjë. Vetëm të përmbushet marrëveshja e Brukselit. Pra, formoni Asociacioni dhe pas kësaj do të kthehemi në institucione”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)