Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merren patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

  • E.K /
  • 02 February 2023 - 13:36
Gjilan: Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit i merren patentë shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Në Gjilan Policia e Kosovës, ka njoftuar se një personi, i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia po ashtu, ka njoftuar se i kanë konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes në afat prej tre muajsh.

Njoftimi i plotë:

Tejkalon në vijë të plotë, kundërvajtësit i merren patentë shoferi për tre muaj

Gjilan, 02 shkurt 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)