A po përfundon ligji për paga në Gjykatën Kushtetuese?

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 16:33
A po përfundon ligji për paga në Gjykatën Kushtetuese?

Me shumë gjasë,  Ligji për Pagat në Sektorin Publik, do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri tani, në adresë të Institucionit të Avokatit të Popullit kanë shkuar 10 kërkesa të tilla. Për kompetencat e Avokatit të Popullit në këtë rast dhe nenet që mund t’i anulojë Kushtetuesja.


Sekreti disa mujor i Qeverisë Kurti lidhur me vlerën e koeficientit të pagave, është zbuluar më në fund. Në mbledhjen e djeshme, kryeministri Albin Kurti tha se është vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

Nga kjo vlerë e koeficientit, u prekën më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, do të marrin pagë shumë më të ulët. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), atyre u janë ulur pagat për 25 përqind.


Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor kanë kërkuar menjëherë nga Avokati i Popullit që ta çojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Nga KGJK kanë thënë se ky ligj dhe vendimi i Qeverisë për koeficientin paraqet një ndërhyrje të dëmshme në pavarësinë, integritetin dhe mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor.

Por, KPK e KGJK s’janë të vetmet që janë ankuar për këtë ligj.

(Kosova Sot Online)