Kuvendi i Kosovës s'ka korum për vazhdimin e masave emergjente

  • A P /
  • 02 February 2023 - 17:12
Kuvendi i Kosovës s'ka korum për vazhdimin e masave emergjente

Për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,nuk ka pasur kuorum në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vetëm 52 deputetë kanë votuar.

Sipas Konjufcës, ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme.

“52 deputetë po votojnë nuk ka më shumë kuorum se kaq, kështu që konstatojë se ky vendim i përket një seance tjetër të ardhshme kurdo që mbahet ajo”, tha ai.


Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë përkrahur vazhdimin e masave emergjente të energjisë elektrike.

(Kosova Sot Online)