Lajçak takon personalitetin e njohur, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 02 February 2023 - 18:36
Lajçak takon personalitetin e njohur, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Mbrëmë diplomatin gjerman dhe të dërguarin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka takuar emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në përpjekjen e vazhdueshme për t’i koordinuar veprimet për dialogun ndërmjet dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Diplomati sllovak ka falënderuar Gjermaninë për mbështetje në këtë proces.

“Dje pata gjithashtu një diskutim të rëndësishëm me drejtorin politik dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Sarrazin për gjendjen e lojës dhe hapat e ardhshëm në dialog. Faleminderit për mbështetjen e fortë dhe të zëshme gjermane në punën time dhe përkushtimin e plotë në përpjekjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Lajçak sot në Twitter.

(Kosova Sot Online)