
Apeli lë në bu'rg biznesmenin e njohur shqiptar

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg ndaj biznesmenit Ilir Thana lidhur me çështjen ku u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe përmbaruesin Alban Ruli.
Për sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, drejtorin juridik dhe përmbaruesin, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi u arrestuan pak javë më parë pasi akuzohen se i shkaktuan 1.2 milion euro buxhetit të shtetit duke ia kaluar këto para në kundërshtim me ligjin shtetasit Ilir Thana për një pronë që në të vërtetë nuk ishte e tij.
(Kosova Sot Online)